Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Më shumë polici në shkolla/ Hita: Shtojmë sigurinë, fokus te droga dhe konfliktet mes nxënësve

schedule12:28 - 6 Shtator, 2026

schedule 12:28 - 6 Shtator, 2026

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skënder Hita zhvilloi takime me drejtuesit e drejtorive vendore të Policisë Elbasan, Berat dhe Kukës, ku në fokus në bisedës ishte siguria në shkolla.

Hita kërkoi nga shefat e komisariateve angazhim maksimal për të garantuar sigurinë e nxënësve.

Sektori i Narkotikëve, Shqiponjat dhe Operacionalet do të kenë si fokus goditjen e shitjes së lëndëve narkotike si dhe parandalimin e konflikteve mes nxënësve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vuri theksin edhe tek parandalimi i ngjarjeve kriminale, ku kërkoi ndjekjen në dinamikë të konflikteve, identifikimin dhe arrestimin e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo ushtrojnë veprimtari në fushën e narkotikëve si dhe lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!