Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Më shumë para për infrastrukturën/ Projektbuxheti 2026, vijon zgjerimi i Tiranë-Durrës. Vitin e ardhshëm rikonstruktohet rruga e Ndroqit

schedule15:05 - 7 Nëntor, 2025

schedule 15:05 - 7 Nëntor, 2025

179.6 miliarde lekë ose 1.8 miliardë euro,është fondi i parashikuar për realizimin e investimeve publike gjatë vitit të ardhshëm.Sipas projektbuxhetit Investimet Publike per vitin 2026 jane planifikuar ne masen 6.5% e PBB duke përfshirë këtu dhe 6.8 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga Plani i Rritjes me BE.

Në planifikimin e investimeve për vitin 2026 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm dhe do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim.

Më konkretisht, do të mbështeten nga buxheti i shtetit zgjerimi i autostradës Tiranë Durrës.Ky ëhtë një ndër segmentet më të rëndësishëm për lëvizjen e automjeteve në Shqipëri dhe në draft buxhet parashikohen fonde për ndërhyrje për të dyja fazat.

Po ashtu një tjetër segnment rrugor i rëndësihëm  ku parashikohet të vijojnë punimet është edhe rikonstruksioni i rrugës së vjetër Kominat-Ndroq-Plepa me vlerë mbi 204 milionë lekë.Gjatë vitit të ardhshëm do të vijoj edhe Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë; Elbasan – Lekaj dhe Berat-Ballaban.

Ndërsa vëmendje do ti kushtohet edhe mirmbajtjes së 3,522 km rrugë në të gjithë territorin.

Paralelisht, do të vijojë puna për ndërtimin e rehabilitimin e linjave hekurudhore.  Midis ët cilave përmendim linjën hekurudhore Durrës – Terminali pasagjerëve – Tiranë dhe ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë – Rinas,Rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit,si dhe të linjës Durrës –Rrogozhinë. Sipas draftit,projektbuxheti  2026 do të jetë rreth 9 miliarde euro, rreth 6.8% më i lartë se i vitit aktual./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!