Më shumë minj se banorë, brejtësit “pushtojnë” Romën

schedule22:13 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 22:13 - 13 Dhjetor, 2022

Nga kanalizimet te pemët, çatitë dhe deri te divanet e shtëpive.

Në Romë ekzistojnë tre lloje kryesore të minjve. Dhe secili ka preferencat e veta përsa i përket dietës, ashtu edhe “akomodimit”. Së bashku, ata kanë pushtuar qytetin.

“Ne kemi miun e kanalizimeve”, shpjegon biologu Fernando Pasqualucci .

“Trup i trashë, i zi, veshë të vegjël, me qime, këmbë të mëdha. Është miu i ashtuquajtur i kanalizimeve që pëlqen ujin, gërmon dhe jeton në nëntokën e qendrave të banuara, ka tonazh të madh, është agresiv dhe ka dietë proteinike.”

“Më pas është miu i çatisë që i pëlqen të ngjitet dhe jeton lart në pemë, i lezetshëm, por kur është në shtëpi bën dëmin e tij”.

Për të reduktuar popullsinë e minjve, sipas ekspertit, është e nevojshme të veprohet në parandalim, shkruan La Reppublica. 

“Është e nevojshme të kufizohet disponueshmëria e ushqimit me kontroll më të rreptë të ciklit të mbetjeve, është gjithashtu e nevojshme të hidroizolohen ndërtesat, të eliminohen të çarat në mure dhe të kontrollohet nëse dyert janë të mbyllura. Një mi mund të hyjë në vrima dhe të çara në disa centimetra”.

Ata festojnë në rrugë, hyjnë fshehurazi në spitale dhe madje edhe shkolla.

Pak javë më parë, studentët e Liceo Classico Dante, në zonën e Pratit, nuk hynë në klasë.

“Kur të dalin minjtë, ne do hyjmë”, shkruan ata në një tabelë në hyrje të ndërtesës.

Minjtë “mjeshtër të Romës” enden mes koshave, dyqaneve, bodrumeve dhe shtëpive private. Bashkia e Romës në fillim të vitit 2023 do të nisë aktivitetet e shfarosjes dhe kontrollit të minjve në të gjithë qytetin./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!