Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Më shumë fëmijë obezë se të dobët”/ UNICEF: Përjashtohen vendet në Afrikë dhe Azinë Jugore

schedule15:18 - 10 Shtator, 2025

schedule 15:18 - 10 Shtator, 2025

Për herë të parë në botë ka më shumë fëmijë obezë sesa nënpeshë, sipas një studimi nga UNICEF.

Rreth një në 10 persona mes moshës pesë dhe 19 vjeç, pra rreth 188 milionë fëmijë dhe të rinj mendohet se janë të nga obeziteti.

Ndërkohë numri i fëmijëve mbipeshë, që përfshin edhe ata që janë obezë, është rritur gjithashtu deri në atë masë sa tani një në pesë fëmijë dhe adoleshentë në moshë shkollore është mbipeshë. Kjo është afërsisht 391 milion fëmijë në të gjithë globin.

Obeziteti tani tejkalon nënpeshën në të gjitha rajonet e botës, përveç Afrikës Sub-Sahariane dhe Azisë Jugore.

Shkallët më të larta të obezitetit tek fëmijët dhe të rinjtë gjenden në disa nga shtetet ishujore të Paqësorit, duke përfshirë Niue, Ishujt Kuk dhe Nauru.

Por shumë vende me të ardhura të larta përballen gjithashtu me një problem serioz të obezitetit. Midis 5-19 vjeçarëve, 27% janë obezë në Kili, 21% në Shtetet e Bashkuara dhe 21% në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Studiuesit thonë se shkak për këtë është bërë kalimi nga dietat tradicionale tek ato që bazohen në ushqime ultra të përpunuara që janë relativisht të lira dhe me shumë kalori. Ushqimet e shëndetshme po zëvendësohen nga produkte që përmbajnë shumë sheqer, nisshte, kripë dhe yndyrna të pashëndetshme.

UNICEF, një agjenci e Kombeve të Bashkuara, u kërkoi qeverive të sigurohen që ushqimet e fëmijëve të mos kenë përbërës të pashëndetshëm dhe të ndalojnë industrinë ushqimore ultra të përpunuar nga ndërhyrja në vendimet politike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!