Me shtiza dhe grep në duar/ Gratë pensioniste në Fier mbajnë familjet me këto punime

schedule20:29 - 1 Shkurt, 2025

schedule 20:29 - 1 Shkurt, 2025

Parku pas xhamisë së Fierit është kthyer në një treg të veçantë ku disa pensioniste tregtojnë dhe krijojnë rroba të punuara me dorë.

Ky vend tani njihet si tregu i punimeve të dorës ndërsa zonjat që janë nga zona të ndryshme të Fierit kanë bashkuar traditën dhe eksperiencën. Ato thonë se me këtë punë sigurojnë të ardhura shtesë përveç pensionit.

Janë punime që kërkojnë disa ditë deri në dy javë për t’u realizuar. Përveç produkteve të zakonshme klientët kërkojnë edhe punime me porosi.

Fieri ka disa tregje industriale, por ky është i vetmi vend ku gjenden punimet tradicionale të punës me shtizë dhe grep.

Bashkia e Fierit ka në plan ndërtimin e një hapësire të posaçme për promovimin dhe tregtimin e punimeve tradicionale duke siguruar edhe kushtet e duhura për gratë artizane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!