E ka të qartë se çfarë rivali kanë përballë të vetët.
Polonia pret Shqipërinë në gjysmëfinalen e plej ofit të Kupës së Botës, dhe njëri nga yjet e dikurshëm të kombëtares polake, Jakub Blashçikovski, bën një parashikim për mediat e Varshavës.
Ish-lojtari I krahut I Dortmundit flet për të përditshmen kryesore sportive në vend, “Przheglad Sportovi”, duke bërë një paralajmëim.
Sipas fjalëve të tij, ndaj shqiptarëve nuk do të jetë e lehtë, siç e tregojnë edhe ndeshjet e kaluara. Blashçikovski kujton humbjen në Tiranë me shifrat 2-0 për eliminatoret e Kampionatit Europian, dhe fitoren e vështirë në Varshavë 1-0 në nisje të asaj fushate.
Gjithsesi, Blashçikovski thekson se Polonia ka një avantazh, faktin që luan në fushën e vet, dhe në prani të dhjetëra mijë tifozëve në Stadiumin Kombëtar të kryeqytetit.
Sfida e plej ofit do të jetë në 26 mars, ndërsa në rast fitoreje kuqezinjtë ose polakët do të luajnë me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Suedisë e Ukrainës.
Bilancin ndaj rivalit nuk e kemi aspak pozitiv, me vetëm dy fitore, tre barazime dhe plot 10 humbje, ndonëse 5 vitet e fundit kemi qenë më të fortë dhe ose kemi fituar, ose kemi humbur minimalisht. / abcnews.al /


