Me shpejtësi skëterrë, aksidentohet rëndë shqiptari në Itali, transportohet me helikopter

schedule22:03 - 31 Tetor, 2020

schedule 22:03 - 31 Tetor, 2020

Pasditen e sotme në Itali është aksidentuar me makinë një shqiptar. 26-vjeçari ishte duke udhëtuar me “Peugeot” ku doli nga rruga duke u përplasur me bordurat mbrojtëse në Ascoli.

Si pasojë e shpejtësisë me të cilën po lëvizte përplasja në momentin që doli nga rruga ishte mjaft e fortë duke i shkaktuar disa plagë.

Nisur nga gjendja kritike, 26-vjeçari u transportua me shpejtësi me helikopter drejt spitalit për të marrë ndihmë. Mediat italiane raportojnë se i riu ndodhet në reanimacion në kujdesin e mjekëve.  /db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!