Me shpejtësi “rrufe” në Sauk, për 3 orë monitorim me radar, “rrugorja” heq 5 patenta

schedule00:03 - 6 Korrik, 2021

schedule 00:03 - 6 Korrik, 2021

Tiranë – Policia Rrugore e Tiranës vijon monitorimin e pandërprerë me Radar   për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore

Edhe pse kontrollet janë shtuar së tepërmi në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane, në të gjithë vendin, përsëri konstatohen shkelje të shumta në drejtim të tejkalimit të shpejtësisë, drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, parakalimet e gabuara e manovrat e rrezikshme në rrugë, përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit etj.

Për 3 orë monitorim me Radar janë evidentuar shpejtësi që varionin nga 134 km/h deri në 175 km/h në aksin Sauk – Teg, shpejtësi që vrasin jetën.

Si rezultat janë pezulluar 5 leje drejtimi dhe janë vendosur 11 masa administrative për shpejtësi në zbatim të ndryshimeve të Kodit Rrugor. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!