Policia Rrugore është vendosur sot në Dopaj për kontrolle në rrugën interurbane Elbasan-Tuneli i Krrabës-Elbasan për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara. Gjatë 12 orëve kontroll në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 157 km/h deri në 162 km/h në kulmin e trafikut.
Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, prej mëngjesit të sotëm deri në mbrëmje janë tërhequr 15 leje drejtimi për shpejtësi tej normës së lejuar. Janë vendosur 34 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 3 masa administrative me vlerë 40.000 lekë të rinj pasi drejtuesit e mjeteve ishin të huaj.
“Drejtues mjetesh: Qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë. Shijoni fundjavën por mos fluturoni në rrugë se në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e nga Korça në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik” mbyllet apeli policisë rrugore./ Abcnews.al

