Me shenja në fytyrë, dalin imazhet e para të Luçiano Boçit pas sherrit me Gjergj Lucën

schedule15:27 - 18 Mars, 2021

schedule 15:27 - 18 Mars, 2021

Luçiano Boçi, kandidati i Partisë Demokratike për Elbasanin u përplas sot fizikisht me biznesmenin Gjergj Luca. Boçi shpjegoi më herët për abcnews.al se gjithçka ndodhi në një lokal në Labinot, ku Luca pasi e kishte ofenduar është afruar për ta goditur si dhe e ka kërcënuar me jetë.

Ndërkohë, Boçi ka dhënë gjithashtu një deklaratë të zgjeruar për mediat ku janë të dukshme shenjat në fytyrë pas përplasjes fizike me biznesmenin.

“Një agresion, nuk është as zoti dhe s’mund ti them as oligark se janë plehra të Ramës që ai i ndërsen. Ky agreson është për motive politike. Dilja nga një takim për të biseduar. Në dalje kyvjen dhe agreson dhe më pas agresohet dhe tenton goditje, pastaj agravon situatën deri në kërcënim për jetën”, thotë Boçi.

Demokrati shtoi më tej se të majtët janë të frikësuar për humbjen në 25 prill. Sipas Boçit, Shqipëria nuk është vend i banditëve por qytetarëve.

“Janë kaq shumë në panik të majtët kaq të frikësuar sa përdorin mjete të tilla kaq anti politike. Rama, plehrat e tij, duhet të gjejnë një mënyrë tjetër për humbjen e madhe që i pret. Përgjigjen më të madhe do e marrin në datë 25 prill kundër këtij regjimi dhe kundër kësaj kaste.

Shqipëria nuk është vend i banditëve por qytetarëve. Kam bërë hapat e parë ligjor, është në përgjegjësinë e prokurorisë të vazhdojë hapat e tjerë. Luca ka histori të pasur përplasjesh me njerëzit në Labinot. Nuk i ka hyrë gjë në këmbë se i duket vetja trim. Këta trima pas datës 25 prill do të jenë ata frikacakët që do tu luten njerëzve për mëshirë.

Ishte i shoqëruar, bënte edhe tentativa me demek se ishte i armatosur. Është pjesë e bandës  së Edi Ramës. E tregoi veten sot që është bandit”, shprehet ai. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!