“Më shau”, autori i vrasjes së 8 vjeçarit rrëfen si e kreu krimin

schedule22:00 - 16 Nëntor, 2021

schedule 22:00 - 16 Nëntor, 2021

“Më shau”, ky ka qenë justifikimi i Klodian Çalamanit për vrasjen e 8 vjeçarit në Fier. Ai ka rrëfyer para bluve të gjithë skenën e krimit.

38 vjeçari u ka thënë hetuesve se i mituri e kishte sharë ndaj e kishte goditur me lopatë në kokë dhe trup duke e lënë të vdekur në vend. Vrasjen e të miturit e ka kryer në oborr pranë portës kryesore e më pas e ka zhvendosur trupin në brendësi për ta mbuluar.

Gjatë procesit të marrjes në pyetje autori ka shfaqur shenja te paqëndrueshmërisë mendore. Siç kanë deklaruar fqinjët ai ishte përdorues i alkoolit, jetonte vetëm si dhe ishte i papunë. Për zbardhjen e ngjarjes policinë e kanë orientuar kamerat në rrugë, përmes të cilave kanë parë të miturin të hyjë në banesën e autorit.

Si ndodhi ngjarja? Çalamani e kishte rrëmbyer të miturin i cili në orët e pasdites kishte qenë duke bërë xhiro me biçikletën e autorit. Referuar dëshmisë së autorit i mituri e ka sharë, prandaj ai  e ka qëlluar me lopatë. Më pas e ka mbuluar me baltë në oborrin e shtëpisë së tij.

Nëna e 8-vjeçarit është shqetësuar pasi djali i saj nuk është kthyer në shtëpi si zakonisht dhe është drejtuar në polici duke paraqitur denoncim. 38-vjeçari ka qenë në shënjestër të grupit hetimor nisur edhe nga e kaluara e tij, pasi disa vite më parë kishte rrëmbyer një vajzë.Gjatë marrjes në pyetje ai e ka mohuar por më pas është dorëzuar. Pas disa orë kërkimesh, blutë kanë gjetur trupin e të miturit të mbuluar me baltë. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!