“Me rëndësi, orientimi i fermerëve”/ Zv.ministri Jaupllari: Do mbështesim prodhuesit me kontrata

schedule20:44 - 20 Shtator, 2024

schedule 20:44 - 20 Shtator, 2024

Zëvendësministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari thotë se është me rëndësi që fermerët të orientohen, në lidhje me skemën mbështetëse të qeverisë për vitin 2024.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Jaupllari u shpreh se do të mbështeten fermerët të cilët kanë kontrata, në mënyrë që bujqësia të formalizohet.

Sipas Jaupllarit, problem mbetet mungesa e burimeve njerëzore.

“Duhet të themi që bujqësia ka nevojë për kontributin e të gjithëve. Sot duhet të diskutojmë, këta fermerë duhet t’i drejtohen mënyrës, rrugës si të aplikojnë. Janë paratë e buxhetit të shtetit, paratë e tyre. Të rrisim mbështetjen, qasjet të jenë të orientuara si në BE. Në këto dy drejtime jemi fokusuar. Patjetër që ka mangësi, nuk është e sotmja kjo. Sot kemi qendrat e transferimit të teknologjive, ne sot vuajmë për burime njerëzore.

Nesër nuk do kemi njerëz, ky është problem shumë i madh. Është problem i të gjithëve. Orientimi është që veterinerët, agronomët, zoologët janë trajtuar si profesione të veçanta. Ky koordinim mes gjithë institucioneve, na bën që ta rregullojmë dhe e rregulluam me ligj. Ne i kemi dhënë universitetit, para pafund. Të gjithë bashkë duhet ta bëjmë këtë gjë. Edhe projektet e ndryshme që vijnë, duhet që të gjithë bashkë ta orientojmë fermerin.

I kemi mbështetur ata. Pse nuk flasim për eksportet që janë rritur? Ne duhet t’i orientojmë fermerët. Ne kemi një bujqësi në informalitet, e kemi. Si do ta formalizojmë? Do t’i japim para fermerit shqiptar, duhet të ketë kontratë. Ai duhet të marrë mbështetjen”, theksoi ai./abcnews.al