Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Ardit Bido foli për kinemanë e re verore në Tiranë.
Gjatë kësaj interviste ai u shpreh se do të jetë premierë në 4K filmi shqiptar “Partizani i Vogël Velo”.
Gjithashtu ai u shpreh se kanë shfaqur vazhdimisht filma që kanë të bëjnë me periudhën e luftës. Ndërkohë u shpreh se këto filma janë shumë të rëndësishme dhe se janë vepra që kanë të bëjmë me personalitet me shumë vlerë, të cilësuara edhe pasuri kombëtare. Dhe kjo është edhe arsyeja pse duhet të ruhen dhe të restaurohen të gjithë këto filma.
“Në teatrin e drejtorinë e arkivave në kinemanë verore ka shumë interes, ka qenë gjithmonë plot. Besoj se është një punë shumë më e gjerë në procesin e edukimit. Ne shfaqim vazhdimisht filma që na kujtojnë periudhën e luftës. Shfaqja e filmit në vetvete është domosdoshmëri, ndërsa edukimi është një proces që vjen gradualishit. Me rëndësi është që ne këto vepra që i kemi që janë vepra të personaliteteve të rëndësishme, këtë pasuri kombëtare që e kemi duhet që ta ruajmë dhe ta reastaurojmë dhe të gjitha këto filma ne duhet t’i shohim”, ka thënë ndër të tjera ai.
/abcnews.al/