Milani mori një goditje të rëndë kur Gianluigi Donnarumma vendosi të lërë klubin, duke mos rinovuar kontratën me kuqezinjtë dhe u larguar falas, në një kohë që ishte lojtari më i vlefshëm i kuqezinjve në merkato.
Në lidhje më ikjen e gardianit të kombëtares së Italisë ka folur CEO i Milanit, Ivan Gazidis, që tregohet diplomat në deklaratën e tij dhe tregon rreth Ibras.
“Njohja me Ibran ishte befasuese. Ai është jashtëzakonisht i prerë në lidhje me marrëdhënien me njerëzit: ose e do, ose e urren. Ai nuk është asnjëherë i kënaqur, Ibra është gjithmonë në majë. Ai ndihet luan brenda vetes, por padyshim nuk mendon se është Zoti.
Nuk dua të zbuloj detajet e largimit të Donnarummas. Në fund vendos vetë lojtari. Ai është profesionist i jashtëzakonshëm. Kam vlerësim absolut për të dhe respektoj zgjedhjet e tij. Ai bëri atë që mendonte se ishte më e mira për veten e tij dhe ka arsyet e veta përse vendosi ashtu.
Bastisja e Milanit? Nuk mendoj se është qëllimi i Raiolas. Ne nuk kemi asnjë problem me të. e në punën tonë analizojmë raste individuale pa paragjykime të tilla”, u shpreh Gazidis. /abcnews.al