Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Me qindra të sëmurë brenda ditës, Boris Johnson njofton mbylljen e shkollave

schedule19:07 - 18 Mars, 2020

schedule 19:07 - 18 Mars, 2020

Në Britaninë e Madhe shkollat do të mbyllen deri në një njoftim të dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur të mërkurën kryeministri i vendit Boris Johnson dhe Sekretari për Edukimin Gavin Williamson. Vendimi i marrë do të hyjë në fuqi të premten.

Mbyllja e shkollave do të prekë nxënësit të të gjitha moshave në vend, veç fëmijëve të punonjësve kyç, si stafet mjekësore, policët dhe shoferët që transportojnë mallra apo shërbime, si dhe fëmijët me nevoja të veçanta.



Gjatë një konference për shtyp, Johnson u shpreh:

“Prandaj, ne kemi nevojë për shkolla për të siguruar dispozita për fëmijët e këtyre punonjësve kryesorë … dhe ata gjithashtu duhet të kujdesen për fëmijët me nevoja të veçanta. Për shumë prindër këto hapa do të jenë zhgënjyes. Kjo është arsyeja pse ne jemi duke punuar në masa të mëtejshme … për ta lejuar ekonominë që të ecë.”

Britania e Madhe numëron 2,626 raste të konfirmuara me koronavirus, prej këtyre 676 janë konfirmuar vetëm ditën e sotme. Numri total i personave që kanë ndërruar jetë është 104, prej këtyre 33 persona kanë ndërruar jetë sot. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!