Më qeth me metra katror, qytetari i bënë kërkesën e pazakontë berberit

schedule14:12 - 10 Maj, 2022

schedule 14:12 - 10 Maj, 2022

Në rubrikën “Box Pop” në Abcnews.al, gazetari Ermal Vaka ka pyetur qytetarët në Tiranë për abuzimet që po ndodhin me çmimet. Një përgjigje epike vjen nga një qytetar i cili ishte përballur me rritjen e çmimit të qethjes te berberi.

Qytetari kur kishte vënë re çmimin e rritur i kishte kërkuar berberit t’a qethte me metër katror për shkak se sipër nuk kishte flokë dhe rrjedhimisht donte të paguante më pak por kishte marrë përgjigje negative nga ky i fundit.

Qytetari: Shkova të qethem te berberi e më tha që është rritur çmimi dhe kishte vendosur në pasqyrë çmimet e reja. Pyeta pse është rritur e mu përgjigj që shkak ishte nafta. Pse dhe gërshërët me naftë punojnë? ….. Më pas e pyeta nëse qeth me metër katror sepse unë nuk e kam të gjithë kokën e mbushur me flokë dhe do më binte më lirë por ai nuk pranoi.