Me qenin e tij pranë, presidenti brazilian nënshkruan ligjin kundër keqtrajtimit të kafshëve

schedule08:48 - 1 Tetor, 2020

schedule 08:48 - 1 Tetor, 2020

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka nënshkruar një ligj të ri që forcon dënimet për ata që keqtrajtojnë kafshët shtëpiake, raportojnë mediat vendase.

Këtë ligj të ri, presidenti e nënshkroi në shoqërinë e qenit të tij, Nestor, i cili u vendos në tavolinë si një lloj dëshmitari i ratifikimit.

Deri më tani, në Brazil, këto keqtrajtime rezultuan tre deri në 12 muaj burg (rritje me një të tretën në rast vdekjeje të kafshëve), si dhe gjobë.

Tani, nëse viktimat janë qen apo mace, dënimi me burg shkon në 24 muaj dhe përveç gjobës, bëhet edhe ndalimi i adoptimit të kafshëve të tjera. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!