Garda Kombëtare e Ukrainës ka publikuar një video në të cilën shihet sesi është hedhur në erë një urë që lidhte Severodonetsk-un me Rubizhne-n në rajonin e Luhansk-ut.
Operacioni special i realizuar mes forcave të sigurisë së Ukrainës kanë si qëllim që të ngadalësojnë avancimin e trupave ruse në zonë. BBC raporton se imazhet në fjalë nuk ka mundur që t’i verifikojë.
Ndërkohë, nga ana tjetër Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë ka publikuar në faqen e saj një propozim për ndryshimin e ligjit për të lejuar rusët mbi 40 vjeç dhe të huajt mbi 30 vjeç të regjistrohen në ushtri. /abcnews.al/