Me pushime në një hotel luksoz, burri zbulon kufomën poshtë krevatit

schedule12:25 - 2 Maj, 2023

schedule 12:25 - 2 Maj, 2023

Një udhëtim në Tibet rezultoi më shumë se i paharrueshëm për një turist nga Kina, pasi policia zbuloi në dhomën e tij në një hotel luksoz trupin e pajetë të një personi që po dekompozohej.

Turisti ndjeu një erë të fortë në dhomën e hotelit dhe njoftoi stafin, i cili menjëherë i kërkoi falje dhe i ndryshoi dhomën. Pas disa orësh ai u njoftua se poshtë krevatit që ai kishte fjetur për 3 orë, ishte gjetur trupi i pajetë i një personi.

Më pas hetimet e thelluara, kishin çuar në arrestimin e një të dyshuari për këtë ngjarje. Burri, i identifikuar nga mediat si Zhang, u largua të nesërmen nga Llasa, me shijen më të keqe të mundshme nga eksperienca e tij e pazakontë.

Ai tregon se kishte zgjedhur hotelin Guzang Shuhua Inn. për pamjen dhe luksin e tij, por tashmë ishte larguar me probleme të theksuara me gjumin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!