Identifikohet qytetari që u vetëdogj mbrëmjen e djeshme në bulevardin “Zhan d’Ark”, poshtë urës së Lanës në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për 83-vjeçarin M. Selimaj, i cili është vetëdjegur me benzinë. Gazetarja Xhensila Kodra duke iu referuar burimeve policore raporton se 83-vjeçari ishte me probleme mendore.
Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 18:18, tek bulevardi “Zhan D’ark’, ndërsa i moshuari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga flakët. g.v/abcnews.al