Tottenham vazhdon të mos dorëzohet dhe po insiston për të bindur Antonio Conten. Trajneri italian ndodhet me pushime dhe nuk dëshiron të nxitohet për hapin që do të hedhë.
Ambicia nuk i mungon dhe shpreson të marrë ofertë nga një klub me projekt fitues. Spurs nuk e bindin shumë, pavarësisht lojtarëve cilësorë që ka në përbërje.
Sky Sport raporton se Conte i ka kërkuar Daniel Levy, presidentit të Tottenham, që ta presë deri ditën e hënë. Fillimi i javës së ardhshme do të na tregojë nëse 51-vjeçari do të pranojë ofertën e klubit anglez. /abcnews.al