Kreu i qeverisë Edi Rama ka pritur në një takim në kryeministri, presidenten në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.
“Kryeministria – Me Presidenten në Detyrë të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani”, shkruan Rama.
Vjosa Osmani ka mbajtur takime me personalitete të ndryshme të politikës shqiptare, ndërsa sot mbajti një fjalim pikërisht nga foltorja e Kuvendit gjatë seancës plenare./mv.abcnews.al