Me “Porsche” apo “Audi”? Policia ngre traun në Elbasan, në kërkim të vrasësit të kamarierit

schedule17:05 - 19 Tetor, 2021

schedule 17:05 - 19 Tetor, 2021

Policia e Elbasanit u është vendosur pasditen e sotme në ndjekje dy makinave “Porsche” dhe “Audi” në unazën e qytetit.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Video e vrasjes së kryekamarierit në Elbasan, Erjon Llapshi e kërcënoi më thikë më pas e qëlloi

Një burim i tha “ABC”-së efektivët kishin informacion se në njërën nga dy makinat po lëvizte i kërkuari nga drejtësia Erjon Llapushi, i cili goditi shefin e shërbimit të një kompleksi në Elbasan pak ditë më parë, i cili më pas ndërroi jetë në spital.

Por pas verifikimit rezultoi se në asnjërën nga dy makinat nuk ndodhej i kërkuari.

Por si ndodhi ngjarja?

Në fillim të muajit tetor, Erjon Llapushi shkoi së bashku me një tjetër person në kompleksin në dalje të qytetit të Elbasanit, në aksin në drejtim të Librazhdit.

Shefi i shërbimit të restorantit, Gazment Kurmaku i kërkoi që të ngrihej nga tavolina ku ishte ulur, pasi ishte e rezervuar dhe të ulej në një tjetër, por Erjon Llapushi nuk pranoi.

Situata u agravua dhe Erjon Llapushi e goditi Kurmakun, i cili përfundoi në spital në gjendje të rëndë dhe disa ditë më pas vdiq në spitalin e Traumës në Tiranë./ Abcnews.al