Një postim i Giorgia Melonit ka shkaktuar komente të përziera në Itali.
Liderja e Fratelli d’Italia do të votonte në orën 10 të mëngjesit, por e shtyu paraqitjen e saj në qendrën e votimit për në orën 22:00, një orë para mbylljes së qendrave të votimit në Itali.
Megjithatë, derisa e bëri këtë, ajo postoi një video në llogarinë e saj në TikTok, në të cilën tregonte dy… pjepra, duke thënë “më 25 shtator… i thashë të gjitha!”.
@giorgiameloni_ufficiale 25 settembre: ho detto tutto.
Në gjuhën italiane, “meloni” është pjepri – por, natyrisht, termi përdoret gjithashtu në zhargon për të treguar pjesë të anatomisë femërore, kështu që shumë tani po flasin për shfrytëzimin seksist, madje edhe nga një grua që shkel syrin. /abcnews.al

