Një mega-jaht 450 milionë paundësh që ngjan me një peshkaqen, është zbuluar nga projektuesit e mjeteve luksoze të lundrimit. Jahti 152 metra i gjatë dhe 34 m i gjerë është frymëzuar nga grabitqari i detit dhe do të ketë “pendë dhe bisht”. Projektuesit janë frymëzuar gjithashtu nga arkitektura romake, me gjashtë nivele.
Dizajni “krenohet” me shumë karakteristika moderne dhe madje ka vend për tre helikopterë. Përmban dy garazhe dhe dy tarraca të zgjatuara që shtrihen deri në 7 metra. Jahti luksoz ka një zonë në kuvertën e saj të sipërme të rrethuar nga kolona mermeri mbresëlënëse.
Gjithashtu ka dhe një zonë ‘private port’ në pjesën e pasme të saj e cila është në gjendje të strehojë jahte ‘më të vogla’ deri në 30 metra. Prodigium ka tre pishina, secila në një nivel të ndryshëm të jahtit. Lazzarini Designs thotë se “dizajni ynë i fundit është frymëzuar nga arkitektura antike romake dhe pjesët janë të frymëzuara gjithashtu nga forma e peshkaqenëve.” /abcnews.al