Ky superjaht 200 milionë eurosh nuk është thjesht luksoz, por gjithashtu dhe ekologjik për miliarderët që shqetësohen për mjedisin. Ultra2 duket si një fortesë lundruese, që funksionon me bateri dhe përmban dy pishina dhe një kinema Imax.
Jahti do të ketë hapësirë për 14 pasagjerë në bord, së bashku me 26 ekuipazh si dhe hapësirë për një helikopter dhe një anije shpëtimi. Ultra2 do të ketë dritare me përmasa të mëdha për të krijuar një “pamje që të lë pa frymë”.
Jahti do të drejtohet nga një sistem krejt elektrik, mundësuar nga motorë hibridë me naftë-elektrike. Sipas kompanisë dizajnuese, qelizat e karburantit me metanol do të veprojnë vazhdimisht dhe do të sigurojnë ‘performancë të lartë për të mbajtur bateritë të karikuara dhe të gatshme për veprim’. /abcnews.al