Më pak njerëz dhe më shumë makina paradite në Tiranë, zgjatja e fashës orare rrallon grumbullimet

schedule15:50 - 14 Prill, 2020

schedule 15:50 - 14 Prill, 2020

Sheshi “Shtraus” në një ndër zonat e populluara të Tiranës në një ditë normale do të ishte i mbushur me të moshuar.

Të martën paradite vizitorë të tij ishin efektivët e Forcave të Armatosura që i kërkonin të largohej në shtëpi kujtdo që tentonte të pushonte në këtë hapësirë publike.

Ndërkohë qytetarët vijonin të qëndronin në radhë për të paguar faturat e energjisë elektrike apo ujit.

“Për të paguar dritat edhe ujin, 10 minuta kam këtu”.

Ashtu si në këtë zyrë postare dhe bankën e nivelit të dytë pranë qytetarët presin të marrin shërbim.

“Do marrim rrogën e luftës, nuk kam shumë që qendroj në radhë”.

Ndryshe nga këto dy njësi shërbimi ku qyetarët respktojnë distancën dhe përgjithësisht janë të pajisur me maska dhe doreza paraqitet situata në filialin e kësaj banke.

Më të rrallë janë personat në pritje jashtë farmacive.

Zgjatja e fashës orare për të bërë blerje deri në orën 17 e 30 sipas shitësve ka rralluar grumbullimet e njërzve pranë dyqaneve të fruta- perimeve apo atyre të bukës.

Ndërkohë që qytetarët të cilët lëviznin në rrugë praditen e të martës ishin më pak në numër se ditët e shkuara automjetët në qarkullim ishin shtuar. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!