Më pak lindje në Dropull/ Nënkryetari i Bashkisë: Emigrimi një ndër shkaqet

schedule15:26 - 18 Janar, 2024

schedule 15:26 - 18 Janar, 2024

As Dropulli, bashki e banuar nga minoritarë me kombësi greke, nuk ka mundur të qëndrojë imun ndaj fenomenit të rënies së lindjeve.

Vitin e shkuar në Dropull erdhën në jetë vetëm 15 foshnja.

Megjithatë të dhënat e bashkisë janë pak më të larta pasi janë regjistruar edhe fëmijët që kanë lindur në Greqi.

Nënkryetari i bashkisë Dropull thotë se rënia e lindjeve po ndikohet nga largimi i banorëve.

Në raport me numrin e lindjeve vdekjet janë më të larta.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, Gjirokastra është qarku me numrin më të ulët të lindjeve, vetëm me 115 të tilla në tre mujorin e tretë të vitit 2023./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!