Me një çmim minimal, anglezët pritet ta bëjnë vetë testin për koronavirusin në shtëpi

schedule09:18 - 26 Mars, 2020

schedule 09:18 - 26 Mars, 2020

Teste për koronavirusin që mund të behën që nga shtëpia do të jenë së shpejti të disponueshme për anglezët.

Profesoriesha Sharon Peacock, drejtore e Shërbimit Kombëtar të Infeksioneve, është shprehur se deri më tani janë blerë 3.5 milion teste dhe do të jenë në dispozicion të qytetarëve për çështje ditësh.

Kitet e koronavirusit do të shpërndahen me anë të Amazon në shtëpitë e personave që ndodhen në vetë-izolim dhe janë me simptoma. Testet do të nxirren gjithashtu edhe për shitje në rrugë.

Peacock u shpreh:

“Miliona teste janë blerë për përdorim. Këto janë produkte të reja fringo. Dhe, që të jemi të qartë, ato funksionojnë.  Pasi të testohen dhe pasi të ketë ardhur pjesa më e madhe e tyre do të shpërndahen në komunitete.”

Ajo u tha deputetëve që nëse do të ketë një tarifë për blerjen e testit, ajo do të jetë minimale.

Deri më tani, vetëm pacientët që ndodhen nëpër spitalet e Anglisë testohen për koronavirusin, kështu që nëse njerëzit kanë simptoma ata mund të mos jenë në gjendje ta zbulojnë zbulojnë nëse janë të infektuar apo jo, edhe nëse mund të jenë duke punuar për NHS. /abcnews.al