Më në fund shpresë te Genoa, Behrami dhe tre futbollistë të tjerë shërohen

schedule19:13 - 14 Tetor, 2020

schedule 19:13 - 14 Tetor, 2020

Skuadra e Genoas ka qenë padiskutim ekipi më i prekur nga pandemia Coronavirus. Plot 22 futbollistë dhe pjesëtarë të stafit teknik rezultuan pozitivë me COVID te klubi italian, përfshirë dhe mesfushorin Valon Behrami.

Por sot, ka lajme të mira, pasi mesfushori me origjinë shqiptare dhe tre futbollistë të tjerë, janë shëruar. Davide Biraschi, Filippo Melegoni dhe Lasse Schone e kanë fituar luftën me virusin famëkeq.

Tashmë, pritet që edhe futbollistë të tjerë të skuadrës së Genoas të shërohen, pasi prej shumë ditësh kanë qenë të izoluar dhe në kushte të mira shëndetësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!