Më në fund një sponsor në fanellë, Inter arrin marrëveshjen me “Paramount”

schedule18:42 - 2 Qershor, 2023

schedule 18:42 - 2 Qershor, 2023

Hapësira në mes të fanellës së Interit nuk do të jetë bosh në dy ndeshjet e fundit të sezonit, ndaj Torinos në kampionat dhe me rastin e finales së Champions League kundër Manchester Cityt.

Sipas asaj që zbuloi Calcio e Finanza, në fakt, logoja e Paramount do të shfaqet në veshjet e zikaltërve, një markë e cila më pas duhet të mbetet si retrosponsor nga sezoni i ardhshëm.

Klubi milanez, pra, sipas këtyre thashethemeve, arriti të gjente një sponsor në ekstrem pas rrëmujës me Digitalbits, i cili ishte zhdukur nga fanellat e lojës së ekipit të parë të meshkujve nga Roma-Interi më 6 majin e kaluar./h.ll/abcnews.al