Pasi ka përcaktuar të gjitha detajet e marrëveshjes në lidhje me transferimin, Napoli është gati të përqafojë më në fund kalimin e Kim Min-jae në “Maradona”.
Mbrojtësi koreano-jugor i zgjedhur nga klubi blu për të zëvendësuar Kalidou Koulibaly, mbërriti në Romë me një fluturim nga Lisbona.
Tashmë 26-vjeçari po kalon vizita mjekësore në “Villa Stuart”, dhe menjëherë do t’i bashkohet Spalletti në kampin stërvitor “Castel di Sangro”.
Kim do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me Napoli, do të përfitojë 2.5 milionë euro neto në sezon plus bonuse. Ky transferim iu ka kushtuar italianëve 20 milionë euro. /f.a/abcnews.al