Më në fund i lirë, Ibrahimovic bashkohet me shokët dhe fokusohet te derbi

schedule12:43 - 11 Tetor, 2020

schedule 12:43 - 11 Tetor, 2020

Zlatan Ibrahimovic është gati të rikthehet në stërvitje pas dy javësh izolim. Bomberi i Milanit rezultoi pozitiv me Covid-19 në 24 shtator, por ia doli të shërohej plotësisht.

Lideri i sulmit të kuqezinjve qëndroi në karantinë për 14 ditë radhazi, kohë që e shfrytëzoi për të bërë sa më shumë ushtrime e për të mbajtur trupin në formë.

Gazzetta dello Sport raporton se 39-vjeçari suedez do të zhvillojë seancën stërvitore me shokët e skuadrës ditën e sotme në Milanello.

Fokusi është derbi i së shtunës së ardhshme ndaj Interit (17 tetor). Ibra do të punojë fort për të fituar formën fizike, teksa populli kuqezi i gëzohet rikthimit të tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!