“Me ne do talleshin keq, tani italianët nuk shënojnë as 15 gola”

schedule13:20 - 22 Prill, 2020

schedule 13:20 - 22 Prill, 2020

“Luca, të shënosh 22 gola në moshën 38-vjeçare do të thotë me të vërtetë shumë”. Christian Vieri vlerëson ish-sulmuesin Luca Toni, i cili ka spikatur në Serie A me shumë skuadra, ndërkohë që ka qenë edhe pjesë e kombëtares italiane.

Në sezonin 2014/15 ai u shpall golashënuesi më i mirë në Serie A, me 22 gola, po aq sa Mauro Icardi. Shtatlarti ishte pjesë e Hellas Verona dhe me shaka, kur Vieri ia kujton atë sezon, ai shprehet: “Do të thotë që të tjerët ishin të dobët, lojtarë të lodhur”.

Më tej Toni hap edhe një temë diskutimi, që mund të krijojë polemika. “Të kujtohet kur ishim në kombëtare? Ishim të gjithë sulmues të mëdhenj dhe nëse ndokush nga ne nuk do të kishte shënuar të paktën 20 gola, do talleshin me ne.

Tani, përveç Immobile që po paraqitet mirë, nuk ka asnjë italian që i kalon 15 gola. Është një problem real”, shprehet Luca Toni, gjatë bisedës me Christian Vieri në “Instagram”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!