“Më mungon familja”, Shaqiri: Tifozët “fajtorë” për krizën tonë, ringrihemi

schedule13:39 - 18 Mars, 2021

schedule 13:39 - 18 Mars, 2021

Kriza e Liverpool, situata e vështirë e shkaktuar nga pandemia, mungesa e familjes dhe malli për ta, trajneri Jurgen Klopp dhe rikthimi i Liverpool te rezultatet pozitive. Xherdan Shaqiri i prek të gjithë këto tema në prononcimin e dhënë për Sky Sport.

Sulmuesi me origjinë shqiptare e lidh momentin e vështirë me mungesën e tifozëve. Një “Anfield” bosh nuk tremb më askënd, teksa 29-vjeçari është i bindur se ai dhe shokët e skuadrës do t’i rikthehen shpejt fitoreve dhe dominimit të kundërshtarëve.

Kundërshtarët tanë e kanë më të lehtë të luajnë kundër nesh në një ‘Anfield’ të boshatisur. Tifozët tanë një faktor shumë i rëndësishëm i sukseseve tona, ata na shtyjnë shumë të japim edhe më shumë, teksa u bëjnë presion edhe kundërshtarëve.

Të gjithë skuadrat, përfshirë edhe të ‘voglat’, futen në stadiumin tonë pa asnjë lloj frike apo presioni nga tifozët tanë. Liverpool është një klub i madh dhe njerëzit flasin shumë. Njerëz jemi edhe ne, kështu që dëgjojmë gjithçka.

 

Duke festuar me Jurgen Klopp

Përpiqemi të ruajmë qetësinë, por ka raste kur është tepër e vështirë. Unë nuk e shoh familjen time prej 5-6 muajsh. Jam shumë i lidhur me ta, kështu që nuk e kam të lehtë. Shpresoj të shkojë gjithçka mirë dhe t’i përqafoj sa më shpejt.

Klopp? Jemi një skuadër që bisedojmë shumë me njëri-tjetrin, gjithashtu edhe me trajnerin. Ai na jep gjithmonë informacionin dhe udhëzimet e duhura. Nuk mund të tregoj bisedat që bëjmë në dhomat e zhveshjes, por bisedojmë shumë me njëri-tjetrin.

Duhet të kthehemi më të fortë dhe të japim atë që duhet në fushë. Duhet të qëndrojmë pozitivë, rikthimi i besimit është i rëndësishëm për fitimin e ndeshjeve. Jemi një skuadër e madhe, jam i sigurt që do kthehemi përsëri të fitojmë“, përfundoi Shaqiri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!