“Me mua bëhesh profesionist për një muaj”, thumbat nga larg mes Djokovic e Natalias

schedule15:57 - 1 Shkurt, 2021

schedule 15:57 - 1 Shkurt, 2021

Numri një i tenisit në botë, Novak Djokovic, po shijon pushimet e tij në Australi. Serbi përveç detit dhe kohës së mrekullueshme që kontinenti i largët të ofron ka zgjedhur dhe të argëtohet me miqtë e tij duke luajtur vollejboll me këmbë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Novak Djokovic (@djokernole)

“Kjo ishte një përpjekje për të bërë diçka të ngjashme me Natalia Guitler dhe Ronaldinhos, por padyshim që nuk funksionoi”, shkruan Djokovic krahas një video të postuar në “Instagram”, ku shikohet ai teksa tenton të luajë si brazilianët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ??????? ??????? (@nataliaguitler)

E menjëhershme ishte përgjigja e Guitler, e cila fton Novak për ta mësuar personalisht. “Vë bast që do të bëhesh profesionist në këtë sport brenda një muaji nëse mëson me mua”, komentoi ajo. “Mezi po pres të mësoj nga më të mirët”, ishte përgjigjja e serbit dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse do të kemi një bashkëpunim mes të dyve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!