Me motoçikletë të vjedhur jashtë shtetit, nuk iu bind policisë! Arrestohet 44-vjeçari në Lushnje

schedule09:48 - 30 Shtator, 2020

schedule 09:48 - 30 Shtator, 2020

Një 44-vjeçar me iniciale D.B. është arrestuar nga policia pasi u kap duke drejtuar motoçikletën tip “Kymco”, pa leje drejtimi në rrethrrotullimin e Savrës. Ai nuk i është bindur urdhrit të Policisë së Lushnjes për të ndaluar. Gjatë kontrollit ka rezultuar se motori me të cilin ai po udhëtonte është vjedhur jashtë shtetit dhe më pas është trafikuar në Shqipëri. Policia njofton se tashmë materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Drejtonte pa leje drejtimi një motomjet të dyshuar të trafikuar dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, vihet në pranga. Gjithashtu ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim. Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Drejtimi i automjetit pa leje drejtimi” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, shtetasi:

D. B., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Savrës”, duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Kymco”, nuk i është bindur urdhrit të patrullës së Policisë së Komisariatit Lushnjë për të ndaluar. Nga verifikimet e kryera, dyshohet se ky mjet është i vjedhur jashtë shtetit dhe i trafikuar në Shqipëri. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!