“Më mori tokën për pallat, s’më pagoi”: Dëshmia e autorit të dyshuar të ezekutimit të Niko Goros

schedule10:59 - 17 Tetor, 2020

schedule 10:59 - 17 Tetor, 2020

Abcnews.al zbulon dëshminë e parë të autorit të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Niko Goro mëngjesin e sotëm në Himarë.

Mësohet se Kliti Leka deklaroi në momentin e parë të arrestimit nga policia se i kishte shitur tokën biznesmenit Goro, por sipas tij, ai nuk i kishte dhënë paratë.

Niko Goro, ne mes

Gazetari Elton Nika raporton se e ëma  e autorit ka një motër dhe një vëlla dhe këta të tre kanë në pronësi një tokë në Himarë.

Në tokën e tyre Goro ka ndërtuar një pallat dhe ju ka ngelur në borxh nga blerja e tokës, por nuk dihet ende shuma.

Që në momentin që është ndërtuar pallati ata kanë qenë në konflikt të vazhdueshëm. Mësohet se ka pasur një përplasje fizike më parë mes autorit dhe viktimës.

Sakaq, autori i dyshuar Kliti Leka jeton në Tiranë dhe ka shkuar mbrëmë në Himarë. Dyshohet se e 53-vjeçari e ka planifikuar më parë krimin.

Goro u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Himarë, ku dyshohet se Leka qëlloi me breshëri automatiku ndaj Niko Goros duke e lënë të vdekur në vend.

Policia e arrestoi më vonë Lekën në zonën e Livadhit në Himarë. Po ashtu policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00. Goro u qëllua teksa ishte me të motrën pranë supermarketit të kësaj të fundit në qendër të Himarës. Nga të shtënat e armë mbeti e plagosur lehtë në këmbë edhe kjo e fundit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!