Me mjetet e “punës” në makinë, kapet shqiptari

schedule12:02 - 5 Qershor, 2019

schedule 12:02 - 5 Qershor, 2019

Rezistencë ndaj policëve dhe mos justifikim të pajisjeve që i përdoren për vjedhje në makinën e tij. Kështu ra në pranga një 41-vjeçar shqiptar në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se ai quhet Ylber Markja dhe u kap të martën mbrëma. Fillimisht, ai nuk i ishte bindur urdhrit të policisë për të ndaluar gjatë kohës që po i jepte një makine tip “Seat Leon”.

Pas kësaj, autoritetet ishin vënë në ndjekje të veturës. Pas disa kilometrash ndjekje, shqiptari u fut në një rrugë të gabuar, në të cilën rrezikonte edhe jetën e përdoruesve të tjerë të saj.

Duke parë që nuk kishte rrugëdalje dhe karabinierët që i ishin ngjitur nga pas, sëbashku me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, ndaluan makinat dhe tentuan që të largoheshin me vrap.

Por ky rezultoi edhe gabimi i Markjes pasi arriti të kapej nga policia. Më vonë gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjet një arsenal i vërtetë mjetesh, të cilat shqiptari i përdorte për të vjedhur, duke përfshirë kapuç, leva, pinca, kaçavida, çekiç,  doreza etj. Pasi u arrestua Ylber Markja u dërgua në burgun Santa Maria Capue Vetere.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!