Policia ka identifikuar një 13-vjeçar i cili u shfaq në një video, duke mbajtur një mjet të dyshuar prerës me hapje.
Nga verifikimet e kryera rezulton se kjo video është filmuar para një muaji.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë identifikuar shtetasin 13 vjeç që shfaqet në video, banues në Tiranë.
Në vijim të veprimeve për rastin, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal./abcnews.al