Europiani ka kaluar, ndonëse për njërin nga lojtarët emocionet janë të veçanta.
Qazim Laçi realizoi gol në Gjermani, pikërisht në sfidën historike ndaj Kroacisë, dhe mesfushori I kombëtares shpreson që të vazhdojë me këtë ritëm edhe në Ligën e Kombeve.
Ai flet për ndeshjen ndaj Ukrainës, ndërsa kuqezinjtë nisen ndaj Pragës, dhe padyshim që për të ndeshja është e veçantë.
Marash Kumbulla duket sikur është ringjallur, dhe ka shanse reale për të luajtur.
Mbrojtësi kuqezi aktivizohet në La Ligën e Spanjës, ndërsa Silvinjo mund ta llogarisë përderisa Gjimshiti e Ajeti janë të dëmtuar./abcnews.al