Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Më mirë vdes sesa të kërkoj shtyrjen e Brexit”

schedule22:45 - 5 Shtator, 2019

schedule 22:45 - 5 Shtator, 2019

Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar të enjten se do të preferonte më mirë të vdiste sesa të kërkonte shtyrjen e Brexit përtej datës 31 tetor. Megjithatë, kreu i qeverisë refuzoi të thoshte nëse do të jepte dorëheqjen nëse shtyrja e daljes nga BE-ja do të ndodhë.

Johnson deklaroi se do të përgatitet për ta lënë BE-në edhe pa një marrëveshje, pavarësisht insistimit të laburistëve që parandalimin e një lëvizjeje të tillë e kanë kthyer në prioritet.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në akademinë e policisë në Uejkfilld, kryeministri përsëriti thirrjen e tij për zgjedhje të parakohshme, të cilat ai dëshiron të mbahen më 15 tetor. Sipas tij, kjo është mënyra e vetme për ta vënë procesin e Breksit në lëvizje.

“Ose shkojmë përpara me planin tonë për të arritur një marrëveshje për të nxjerrë vendin nga Unioni më 31 tetor, ose pastaj duhet lejuar dikush tjetër që të shohë nëse mund të shkojmë përtej kësaj date”, tha Johnson.

Duke iu drejtuar audiencës, Johnson akuzoi laburistët se kanë dëmtuar pozicionin e Mbretërisë së Bashkuar në negociatat me BE-në duke votuar projekt/ligjin që bllokon daljen pa një marrëveshje./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!