“Më mirë të sakrifikoj veten sesa qindra”, 15 vjeçari tregon se si ndihmoi njerëzit t’i shpëtonin sulmit në Moskë

schedule18:05 - 24 Mars, 2024

schedule 18:05 - 24 Mars, 2024

15 vjeçari Islam Khalilov shpëtoi më shumë se 100 njerëz nga masakra në Moskë të premten dhe siç tha në një intervistë, “nuk la askënd pas”.

“Vetëm kur pashë njerëz që vraponin nga shkallët lëvizëse kuptova se diçka po ndodhte. Pastaj kuptova se ishte një sulm terrorist,” tha ai.

I riu vuri në dukje se i besonte instinkteve të tij dhe bëri ashtu siç mendonte se duhej.

“Unë bërtita, të shtëna, njerëz, të gjithë vraponi në Expo,” shpjegoi ai. Kur gazetarja e pyeti nëse ishte i fundit që u largua, ai tha se nuk la askënd pas.

Ai thotë se e ka parë njërin nga sulmuesit dhe e ka përshkruar si “ai me mjekër”, por se sulmi ka ndodhur në katin e dytë kështu që nuk ka mundur të shohë asgjë tjetër.

“Ata ishin në katin sipër meje, pranë hyrjes kryesore”, tha ai. “Më mirë të sakrifikoj jetën time sesa jetën e njëqind njerëzve”, shtoi 15 vjeçari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!