“E urrej botën, dua të lë sa më shumë dhimbje”, çfarë shkruante 24 vjeçari në rrjete sociale para se të kryente masakrën në universitetin e Pragës

schedule08:15 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 08:15 - 22 Dhjetor, 2023

Studenti 24 vjeçar që vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë të enjten në universitetin e Pragës kishte paralajmëruar ngjarjen përmes rrjeteve sociale. David Kozak, i cili më pas kreu vetëvrasje pas sulmit të përgjakshëm që tronditi vendin, shkruante se donte të kryente një sulm në shkollë

I riu shkruante se kishte dashur gjithmonë që të vriste dhe se “e kishte kuptuar që ishte më e përshtatshme të kryente një masakër masive sesa të ishte një vrasës serial”. “Më lejoni të prezantohem, unë quhem David dhe dua të bëj një sulm në shkollë dhe ndoshta të bëj vetëvrasje”, shkruante ai në Telegram.

“Alina Afanaskina më ndihmoi shumë”, shkruante më tej duke thënë se ishte frymëzuar nga 14 vjeçarja ruse e cila më 7 dhjetor vrau dy shokë të klasës në Bryansk, plagosi 5 dhe kreu vetëvrasje. “Gjithmonë kam dashur të vras, kam menduar se në të ardhmen do të bëhem maniak.“, shkruante 24 vjeçari.

“Prita, ëndërrova, desha, por më në fund mbërriti Alina, sikur më kishte ardhur në ndihmë nga parajsa në kohën e duhur”. Më 17 dhjetor ai shkroi: “E urrej botën dhe dua të lë sa më shumë dhimbje”. Më 19 dhjetor, postimi i fundit ishte: “Kam një zhurmë në veshët e mi… si një lloj zjarri zjarri. Doja t’i shqyja veshët”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!