Me mikrofon në dorë, Luan Rama “raporton” nga Vlora: E përmbyti politika e fasadave

schedule18:44 - 11 Shkurt, 2021

schedule 18:44 - 11 Shkurt, 2021

Ish-deputeti i LSI-së Luan Rama më mikrofon në dorë ka postuar një video në Facebook duke “raportuar” nga Vlora për situatën e përmbytjes së rrugëve. Ai thotë se si asnjëherë tjetër më parë, mëngjesi i sotëm e gjeti Vlorën pothuaj të gjithën të përmbytur, ndërsa akuzat i ka direkte për qeverinë Rama.

“Politika e fasadave përmbyt Vlorën!…Si asnjëherë tjetër më parë, mëngjesi i sotëm e gjeti Vlorën pothuaj të gjithën të përmbytur. Pa bërë politikë me përmbytjen, se dukuri të tilla ndodhin kudo prej efektit të reshjeve të shumta, në Vlorë janë pushtuar nga uji sot edhe zona që nuk janë përmbytur kurrë historikisht. Politika e fasadave dhe e hipokrizisë së Edi Ramës, përmbyti Vlorën” shkruan ai./ db/ Abcnews.al