“Më merrej fryma, nuk vrapoja dot”, Pogba rrëfen betejën me koronavirusin

schedule20:36 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 20:36 - 6 Dhjetor, 2020

Paul Pogba po përjeton një sezon të çuditshëm. Mesfushori i Manchester United ka humbur disa takime, pasi u infektua me Covid-19, eksperiencë të cilën e kujton në prononcimin e dhënë për kanalin zyrtar të klubit.

Provova ndjesi të çuditshme, ndihesha ndryshe. Lodhesha shpejt dhe më merrej fryma, nuk arrija dot të vrapoja. Tentoja, por nuk ia dilja dot. E lajmërova edhe trajnerin për gjendjen time. Nisja të vrapoja dhe më dukej sikur po mbytesha.

M’u desh jo pak kohë për t’u kthyer në formë dhe kompetitiv. Tani situata ka ndryshuar për mirë dhe po e rigjej ritmin e munguar. Ndihem më mirë, mund ta mbaj topin pa probleme dhe mund të kontrolloj lojën. Kjo është ajo që më pëlqen më shumë“, deklaron Pogba. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!