“Gustavo Maia dhe Rey Manaj janë një zhgënjim i madh. Ata nuk e kanë nivelin për të luajtur me Barcelona B, që është me dy lojtarë më pak kur ata janë në fushë. Përgjegjësit që i sollën ata te Barcelona duhet të largohen me dinjitet“, shkroi dy ditë më parë Albert Roge, gazetari i katalanases Sport.es.
Lo de Gustavo Maia (4.5M) y Rey Manaj es frustrante. No tienen nivel para jugar en el Barça B. Es lo mismo que jugar con dos menos. Los responsables de su llegada deberían coger la puerta e irse por dignidad… #fcblive pic.twitter.com/6J2ocEd0Ym
— Albert Rogé (@albert_roge) November 1, 2020
Fjalët e tij nuk i kanë pëlqyer Rey Manajt, sulmuesit të kombëtares shqiptare, i cili ka reaguar me anë të një postimi në “Instagram”. “Kur të kritikojnë, nuk është e nevojshme t’ua kthesh me të njëjtën monedhë.
Tregohu i sjellshëm dhe vazhdo në rrugën tënde, sepse edukata dhe respekti janë armët e duhura kundër injorantëve“, shkruan 23-vjeçari nga Lushnja, i cili numëron 68 minuta aktivizim me Barcelona B këtë sezon. /abcnews.al