Me lot në sy jashtë spitalit, momenti kur shokët e skuadrës mësojnë lajmin tragjik për Dwamena

schedule18:28 - 11 Nëntor, 2023

schedule 18:28 - 11 Nëntor, 2023

Të tronditur nga ngjarja, disa prej tyre shihen me duart në kokë dhe me sytë nga ambulanca.

Golashënuesi më i mirë i Egnatias, i riu ganez u rrëzua në fushë në minutën e 25 të ndeshjes me Partizanin. Për shkak të gjendjes ai u dërgua drejt spitalit, por sulmuesi nuk ka mundur t’i mbijetojë sulmit në zemër.

Ngushëllimet për të kanë qenë të panumërta, nga figura të njohura sportive, por edhe nga klubet e vendit.

Ky lajm tronditës u bë jehonë edhe në mediat e huaja, ku të gjitha shruajtën në lidhje me këtë ngjarje tragjike./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!