Me lot në sy dhe i pikëlluar, rrëfehet Dele Alli: Probleme nga shëndeti mendor dhe i shtruar në qendër rehabilitimi

schedule11:08 - 13 Korrik, 2023

schedule 11:08 - 13 Korrik, 2023

Dele Alli ka zbuluar se u bë i varur nga pilulat e gjumit pas qëndrimit të tij të makthit në Turqi në një intervistë të guximshme dhe zemërthyese.

Lojtari anglez e gjeti veten në një spirale në rënie pasi u kthye në Angli, duke pirë dhe konsumuar tepër pilula gjumi. Në përpjekje të dëshpëruar për t’u rikthyer në rrugën e drejtë, ai u dërgua në një institucion rehabilitimi.

Gjatë një interviste me Gary Neville, ai zbuloi gjithçka.

“Tani është koha e duhur që unë t’u tregoj njerëzve se çfarë po ndodh. Është e vështirë të flasësh sepse është diçka që e kam fshehur për një kohë të gjatë. Kam frikë të flas për këtë.

Kur u ktheva në Turqi kuptova se kisha nevojë për një operacion, isha në një vend të keq mendërisht dhe vendosa të shkoj në një institucion modern rehabilitimi për shëndetin mendor. Ata merren me varësinë dhe traumat. Ndjeva se ishte koha që të merreshin edhe me mua.

Everton ishte i mrekullueshëm dhe më ka përkrahur, do t’u jem gjithmonë mirënjohës. Ata ishin shumë të kuptueshëm me mua, nuk mund të kërkoja asgjë më shumë gjatë një kohe që po merrja vendimin më të madh të jetës time, të bëja diçka që kisha frikë ta bëja.

Kam menduar edhe të largohem nga futbolli në një moshë kaq të re. Isha shumë keq mendërisht.  Unë kam qenë kundër vetes gjtihmonë. Po e fitoja luftën, duke treguar se isha i lumtur, por brenda po humbja betejën”, është shprehur ndër të tjera i përlotur Dele Alli./h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!