Me Letoninë vetëm barazime/ Tradita nuk është shumë pozitive për ndeshjen e sotme

schedule17:51 - 10 Qershor, 2025

schedule 17:51 - 10 Qershor, 2025

Kemi më shumë se çerek shekulli që nuk shihemi.

Shqipëria dhe Letonia e kanë një bilanc mes tyre, por ai nuk është as për të qeshur, dhe as për të qarë.

Nëse kombëtarja shqiptare kërkon sonte fitoren në Rigë, në duelin e eliminatoreve të Kupës së Botës, bilanci na thotë se këtë nuk e kemi bërë kurrë.

Në pesë ndeshje më parë kundër këtij rivali, kemi regjistruar pesë barazime, që nga 1992 deri në 1999.

E kemi nisur me 1-1 në “Qemal Stafa”, vazhduar me 0-0 jashtë fushe, 2-2 në Maltë në Turneun “Rothmans”, 0-0 në vendet baltike në prill 1999 dhe e fundit në 4 shtator 1999 sërish në “Qemal Stafa”.

Po flasim për kombëtaren e drejtuar nga trajneri Astrit Hafizi që barazoi 2-2 në Oslo ndaj Norvegjisë, dhe që dominoi Greqinë në Tiranë, edhe pse barazoi 0-0 për eliminatoret e Kampionatit Europian të vitit 2000.

Plot 26 vjet më parë, në barazimin 3-3, u luajt ndeshja më spektakolare mes dy skuadrave, kur ishim gjithmonë në dizavantazh, por reaguam me gola dy herë nga Alban Bushi dhe një herë me autor Devis Mukajn./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!